Flash News

KRYESORE

"Koha e opozitës që ulërinte ka ikur"; Berisha kundër qasjes konstruktive të Bashës: Rama s'ikën nga pushteti pa mosbindje civile

"Koha e opozitës që ulërinte ka ikur"; Berisha

“Koha kur vendi kishte opozitë që ulërinte ka ikur”, kështu u shpreh pak ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili shihet të ketë zgjedhur një tjetër mjet në rrugën e tij politike drejt pushtetit, atë të dialogut konstruktiv.

Mirëpo si e gjykon këtë qasje të Bashës lideri historik i demokratëve, Sali Berisha?

Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Berisha ka pranuar se kjo është qasja e tij dhe ai e respekton, por sipas tij është e pamundur që Rama të zbresi nga karrigia e pushtetit pa mosbindje civile.

Pjesë nga debati:

Abilekaj: “Të mos heqim dore nga protestat”, kjo ishte thirrje për Bashën apo kundër Ramës?

Berisha: Ka dy gjëra në botë nuk njeh Rama, votën dhe dorëheqjen. Nga të gjitha vetëm këto nuk i njeh. Ai duhet larguar dhe për këtë duhen përdour të gjitha format e mosbindjes civile deri në largimin e tij.

Çim Peka: Basha pak ditë më parë, nga ai vend aty tha se koha kur vendi kishte opozitë që ulërinte ka ikur. Si e gjykoni ju këtë?

Berisha: Secili ka mënyrën e tij të veprimit, por unë po them që pa mosbindje civile Edi Rama nuk ikën. Gjithsesi secili ka mendimin e vetë, unë e respektojë këtë.

Të fundit