Flash News

KRYESORE

Koha i shëron plagët, Meta uron për ditëlindje gazetarin që publikoi videon

Kot nuk thonë që koha është ilaçi më i mirë për të kuruar plagët. Dhe duket se kjo shprehej gjen vend tek positmi i bërë nga Presidenti Ilir Meta në rrjetin social Facebook.

Kreu i shtetit, ka uruar publikisht me rastin e ditëlindjes gazetarin dhe drejtuesin e emisionin ‘Fiks Fare’, Filip Çakuli.

“Nuk është rastësi që edhe Filip Cakuli ka lindur sot në 17 Tetor! Edhe 100 vite të reja, por gjithmonë bashkë me Vasilikën”, shkruan Meta teksa e shoqëron postimin edhe me një foto ku shfaqet i përqafuar me Çakulin.

Mesa duket të dy i kanë hedh pas krahëve mëritë e krijuara kur ‘Fiks Fare’, që drejtohej dhe drejtohet nga gazetari Çakuli, transmetoi video përgjimin Meta-Prifti.

Të fundit