All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Koha ideale për të konsumuar mëngjesin

Koha ideale për të konsumuar mëngjesin
All - Paragraf - 1

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, pasi me konsuminin e tij e nisim ditën. Ndaj na duhen shumë energji. Këtë e thonë shpesh edhe nutricionistët. Të gjithë njerëzit kanë një kohë kur e konsumojnë.

All - Paragraf - 3

 Po sipas ekspertëve cila është koha ideale e këtij vakti?

Ata thonë se një orë pas zgjimit.

Sipas të dhënave të Agroëeb nëse i përmbaheni këtij orari, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm të performancës fizike dhe mendore. Nga ana tjetër, nëse nuk dilni nga shtëpia pa ngrënë, rreziku i diabetit do të ulet. Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën Physiology, sipas të cilit mëngjesi përmirëson djegien e kalorive dhe zbut ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Si shkojnë aktiviteti fizik me ushqimin në mëngjes?

Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik duhet të hanë dy mëngjese, shkruan agroëeb. Kjo shpjegohet pasi ata harxhojnë shumë energji, ndaj edhe karbohidratet që konsumojnë duhet të jenë të shendetshme.

Këtu përfshihen: frutat, tërshëra dhe patatja e ëmbël. Këto ushqime përthithen dhe treten më lehtë dhe shërbejnë si burim energjie. Pasi të keni përfunduar aktivitetin fizik mund të hani një mëngjes të dytë. Ky mëngjes duhet të përmbajë proteina, perime, yndyrna të shëndetshme dhe një sasi të vogël karbohidratesh.

Të fundit