Flash News

KRYESORE

Koha për një fëmijë të dytë? Moderatorja e “Thumb”: S’kam leje për bebe tjetër

Moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu duket se nuk është ende gati për një fëmijë të dytë, ndonëse familja e saj është zgjeruar me një pjesëtar të ri.

Në familjen e saj është bërë pjesë edhe Popi, një mace mjaft e dashur për djalin e saj, Kian.

Në një postim në rrjetet sociale, e ndërsa pozon me macen, Fatma thekson se i biri po argëtohet në masë me të, ndërsa leja për të patur edhe një fëmijë të dytë nuk është siguruar ende nga i vogli i saj.

“Ju prezantoj Popin, pjesetaren me te re te familjes tone, prej disa javesh

Kian dhe Popi paten nje lidhje te pashpjegueshme sapo u takuan. Popi ishte nje mace rruge qe rrinte ne nje lokal ku ne shkojme zakonisht. Ishte hera e pare qe Kian e pa atje dhe nuk e leshoi me nga dora (i do fort kafshet dhe kishte kohe qe kerkonte nje mace ne shtepi). Popi po ashtu nuk ikte nga Kian dhe kur perqafimet ishin pak me te forta.

Kian me syte gati me lot na u lut ta merrnim Popin ne shtepi (ate dite as nuk ka luajtur te kendi i lojerave) dhe ja ku jemi sot

Popi emrin e ka marre nga personazhi kryesor i Trolls mqs Kian i do shume. Nqs do ishte macok do ishte Brench, por kur mesuam se eshte mace nuk kishte diskutim qe do quhej Popi.

Popi eshte vetem per Kian ne te tjeret mezi e prekim, ose duhet te marrim leje.

Nuk ka panorame me te bukur se Kian qe i flet me aq embelsi dhe e perqafon cdo sekonde Popin😍

Ps; jo nuk do moter ose vella, i ka idete e qarta do thjesht Popin. Akoma s’kemi leje per bebe tjeter”, shkruan Fatma.

Të fundit