Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Edi Rama nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet parlamentare. Në vitin 2013 ai erdhi në pushtet me marrëveshje politike me LSI. Pa një marrëveshje të tillë, ai nuk do të vinte kurrë në pushtet, dhe rrezikonte dështimin si kryetar i PS, çka do t’i jepte të drejtën krokodilwve të fjetur të kënetës socialiste ta flaknin në rrugë.
Pra, më shumë sesa fitore, 2013 ishte një dorëzim pa kushte i kauzave opozitare në emër të frikës nga dështimi dhe lakmisë për pushtet. Pasojat e kësaj marrëveshjeje, Ilir Meta po i vuan në kurriz sot e kësaj dite.
Ajo që çdo socialist idealizonte dhe mbështeste kishte dështuar, që në lindje. Sigurisht, që rotacioni i 23 qershorit 2013, do të prodhonte vetëm dështim, sepse ishte një marrëveshje e pamoralshme, bazuar vetëm në epshin dhe interesin për pushtet të z. Rama.
Në mënyrë të pamoralshme, Edi Rama hoqi dorë nga kauzat dhe akuzat për zullume dhe vjedhje, vetëm në emër të projektit të tij për të kapur shtetin dhe të gjitha pushtetet.
Ndërsa në 2017, nw mënyrë të paprinciptë dhe penale, Rama erdhi në pushtet jo nga ndonjë marrëveshje politike, por nga aleanca imorale që zgjidhi të bënte me krimin e organizuar, e vërtetuar kjo edhe nga përgjimet e BILD.
Kjo është arsyeja, që prej dy vjetësh ai nuk qeveris dot më, sepse është peng i asaj marrëveshje. Kjo është edhe arsyeja pse reformën në drejtësi e drejton Ulsiu.
Kjo është arsyeja që në krye të çdo institucioni janë vendosur krijesa, që nuk kanë asnjë kontribut shoqëror dhe politik, përveç faktit se janë pjella të përdhunimit që krimi i ka bërë PS.
Ata që e kanë patur edhe motiv politik ardhjen e të majtës në pushtet, kanë arsye që të mos ndjehen krenarë, madje kanë arsye të ndjehen të fyer, kur shohin këtë trashëgimi që po lë pas rilindja. Rilindja kurrë nuk ishte dera e hapur për socialistët , por ishte dera e hapur për çdo horr, kriminel dhe batakçi.
Sigurisht që kjo nuk ka qenë ëndrra e socialistëve të ndershëm. Ata kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin një qeveri, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre. Por, kurrë një qeveri që cënon dinjitetin dhe moralin e shqiptarëve dhe përkeqëson jetën e tyre.
Të gjithë e kanë të qartë sot që kjo qeveri ka dështuar.
Kjo sepse, udhëheqësi i Partisë Socialiste, i dha fund betejës për një Shqipëri si të gjithë Europa, në emër të lakmisë për para dhe pushtet.
Ai zgjodhi një rrugë të lehtë dhe të shkurtër. Ai zgjodhi ëndrrën për pushtet, para sakrificës për të bërë shtet. Ai u shndërrua në arkitekt të kapjes së shtetit në emër të pushtetit.
Ai u shndërrua në frymëzues të kapjes së medias, në frymëzues të antiopozitarizmit, në arkitekt të korruptimit të klasës politike, në arkitekt të përdorimit të pushtetit për të fuqizuar klanin e tij.
Ai u shndërrua në frymëzues të luftës së paprinciptë për të dobësuar opozitën, për të gjobitur dhe nënshtruar bizneset, që dikur kishin qenë afër të djathtës.
Ai u shndërrua në ekspert të kapjes së sistemit gjyqësor, në inxhinjer të njeriut të ri të tranzicionit , i cili e konsideron shtetin si pronë private.
Përpjekja e Ramës për të rilindur të majtën, përfundoi siç shihet në një akt që ringjalli vetëm hijen e një diktatori.
Edi Rama nuk ka më asnjë shans të jetë udhëheqësi i së majtës dhe aq më tepër rilindasi i saj.
Ai është thjesht ringjallësi i fantazmave tradhtare të historisë, dhe pikërisht për këtë populli shqiptar e ndëshkoi rëndë me mospjesëmarrje në farsën e 30 Qershorit, përkundër presionit dhe parave që u ofruan.
Me Ramën, Partia Socialiste në votimet e 30 Qershorit kapi minimumin historik të votave.30 Qershori ishte një mesazh i qartë i shqiptarëve për PS, se populli tashmë e kishte braktisur.
Ata u shprehën qartë dhe të vendosur, që Partia Socialiste nuk ka se çfarë mund t’i ofrojë më shqiptarëve.
Ata e dhanë verdiktin e prerë se ka ardhur koha që Partia Socialiste duhet të kalojë në opozitë dhe të largojë prej saj parazitët rilindas.
Të largojë prej saj ata, që e përdorën këtë parti si mjet për të realizuar projektin e tyre dhe të etërve të tyre për para dhe pushtet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38