Flash News

KRYESORE

‘Koka’ e Ilir Metës afron më shumë Astrit Patozin me Edi Ramën

‘Koka’ e Ilir Metës afron më shumë Astrit Patozin me

Vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka afruar më shunë në qëndrime Astrit Patozin me Edi Ramën. Kreu i Bindjes Demokratike, në emisionin ‘Provokacija’ përdori pothuajse të njejtat argumente si te kryeministrit për të sulmuar kreun e shteti.

Fillimisht Patozi e quajti të paligjshëm zhdekretimin e 30 qershorit, pasi “mund të ndodhë që edhe mazhoranca aktuale të mos dojë të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021”, deklaroi Patozi, që shprehu edhe një tjetër argument:

“Vendimin e ka marrë për ti dhënë ‘serum’ opozitës. LSI është partia e tij. Unë kam qenë i bindur që kur iku në presidence se nuk do e linte ate parti. Koha me dha të drejtë”, këmbengul Patozi.

E vetmja gjë që ndan Patozin me Ramës është zgjedhja e Ilir Metës si president më 24 korrik 2017.

“Meta e pranoi postin duke parë situatë, por ishte një Pazar i pistë. Ai kuptoi se presidenca ishte e vetmja skute ose 'kafaz' që i mbetej per te futur koken se mund te dilte pa gje fare. Ai mendoi se ne kete post mund të kishte nje rol dhe aktualisht ka ndikim më shumë se Lulzim Basha”, mendon Patozi.

Të fundit