Flash News

KRYESORE

“Koka” e parë e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtari Fatos Lulo

Vettingu pret “kokën” e parë në radhët e drejtësisë shqiptare. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendimin e parë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo duke e shkarkuar menjëherë nga detyra, për shkak se pas një hetimi 5 mujor administrativ u arrit në përfundimin se ai nuk arriti të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij prej gati gjysmë milioni dollarësh.

Trupa gjykuese zhvilloi një procedurë të thellë ndaj Lulos bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 2016 për rivlerismin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë dhe në përfundim të seancës dëgjimore mori vendimin e shkarkimit të tij nga detyra.

Në përfundim të procesit të rivlerësimi, trupa gjykuese e përbërë nga kryetarja Genta Tafa Bunga, relatorja Etleva Ciftja dhe anëtarja Brunilda Bekteshi vendosi shkarkimin nga detyra të Fatos Lulos, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Shkak për këtë vendim ishte fakti se Lulo nuk e justifikoi dot pasurinë e tij prej 480 mijë dollarësh.

Në këto kushte ai s’mund të jetë më pjesë e drejtësisë për 15 vjet dhe ka të drejtë që të ankimojë vendimin brenda 15 ditësh pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Reagimi i avokatit

Mënjëherë pas përfundimit të seancës dëgjimore, avokati i Lulos, Ardian Visha e konsideroi të padrejtë vendimin e KPK dhe tha se do ta anikojë në Kolëgjin e Posaçëm të Apël

“Do ta apleojmë vendimin, është i padrejtë dhe i pambështetur. Që nga ky moment, Fatos Lulo pezullohet deri në një vendimarrje të Kolegjit të Apelit”, u shpreh Visha, para gazetarëve.

Të fundit