Flash News

KRYESORE

Kokaina e Xibrakës, Gjykata liron nga burgu pronarin e magazinës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për të liruar nga burgu shtetasin Klemend Dalipin, i dënuar për përfshirjen në dosjen ‘Xibraka’, ku u zbulua një laborator kokaine në fshatin pranë Tiranë, në vitin 2015.

Dalipi u identifikua si pronari i magazinës ku ishte ngritur laboratori dhe u arrestua së bashku me tetë persona të tjerë, midis tyre vëllai i tij Arjan Dalipi dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e avokatit për të liruar nga qelia Dalipin, për shkak se i rrezikohet jeta nga një sëmundje e rëndë.

Klemend Dalipi dënua fillimisht nga Krimet e Rënda me 11 vite burg, por Apeli e ndryshoi dënimin në 7 vite e 3 muaj burg.

Të fundit