Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Kokaina mes bananeve në Durrës, Berisha nxjerr të tjerë emra: Ky drejtor u shkarkua me urdhër të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet së publikuari informacione të reja lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në territorin shqiptarë. Bëhet fjalë për 613 kg kokainë e kapur në një kontenier me banane mbrëmjen e 28 shkurtit në Portin e Durrësit.
Referuar denoncimeve nga “qytetari dixhital”, Berisha nxjerr emra të tjerë në rrjetet sociale, si persona të përfshirë në rrjet trafikimi. Sipas denoncimit, Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua me urdhër të Ramës, pasi nuk pranoi të firmosë shkresa për kalimin e ngarkesës.
“Informacione te reja per ngarkesen prej 613 kg kokaine qe erdhi ne Durres duke patur si garantor klanin Rama!
Zyrtari dixhital informon:
1- Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua sepse ai refuzoi te firmose shkresen, me te cilen urdherohej kalimi ne Kalaten 3 i te gjithe konteinereve perfshire ketu edhe konteinerin qe mbane 180 milion euro droge qe ndodheshin ne Kalaten 4. Kjo behej me qellimin e vetem qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te largoheshin nga syri i publikut dhe atje te ndermerreshin veprimet per rrembimin e droges. Per kete qellim Qirici brenda 3 oresh u zevendesua me Afrim Bakaj, njeriun me konfident te Rames dhe Gjushit me qellim realizimin e operacionit.
Por nga ky operacion u hoq dore sapo u mesua se drejtori Qirici kishte marre me vete kopjen e shkreses qe i kerkohej te firmoste.
2- Pas ketij deshtimi, doganiere te caktuar jane perpjekur qe konteinerin ta vleresojne pa rrisk, me qellim qe ti shpetoje skanerit por kane deshtuar pasi rrisku percaktohet nga sistemi.
3- Pasi filloi gjithe porti te flase per klanin prites Edi dhe Olsi Rama dhe porti te mbaje ere droge, konteinerin me rrisk, por jo drite te kuqe, jane detyruar qe 9 dite pas shkarkimit ta nisin ne oren 2:00 te mengjesit per te kaluar skanerin dhe derguar drejt desitnacionit.
4- Punonjesit e Rapiskan, qe eshte kompani private amerikane, nuk i kishin thene asnje fjale per "mallin", me shprese se ai nuk do ta konstatonte. Perkundrazi, pasi ai ka konstatuar mallin ne pako i eshte kerkuar nga punonjes dogane te lejoje kalimin e konteinerit. Ai ka refuzuar ne menyre kategorike dhe ka derguar ndihmesin e tij ne shtepine e drejtorit te vete.
Me kete rast ftoj qytetaret ti shtrojne vetes se tyre por dhe Edvinit pyetjet qe vijojne:
1- Kush urdheroi qe konteineret, se bashku me superkonteinerin te kalonin nga kalata 4 ne kalaten 3 dhe cili ishte qellimi i ketij kalimi?
2- Pse shkarkove me urgjence drejtorin e portit Qirici dhe pse nuk tregon arsyet e ketij shkarkimi? Apo ke frike nga shkresa qe ai disponon dhe qe refuzoi te firmose?
3- Pse mashtrove shqiptaret dhe paraqit operacionin si sukses te policise dhe doganave shqiptare? Nderkohe qe droga nuk u zbulua as nga policia dhe as nga dogana por vetem nga punonjesi i turit te kompanise private amerikane, te cilit nuk ju dha asnje informacion paraprak!
4- Pse mohove publikisht informacionet nderkombetare dhe pse u mbajt 9 dite ne kalate konteineri me 613 kg droge?
Ne pergjigjet e ketyre pyetjeve qendron e verteta perveluese per lidhjen e ngarkeses se droges me klanin me te fuqishem te pushtetit klanin Rama! Sb”, shkruan Berisha.