Flash News

KRYESORE

Kokaina në Durrës, Arbër Çekaj rezulton i ndaluar disa herë në Kolumbi

Kokaina në Durrës, Arbër Çekaj rezulton i ndaluar disa

Janë zbuluar fakte të reja në lidhje me pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj në kamionin e të cilit u gjetën 613 kg kokainë. Rezulton se ai është ndaluar disa herë në Kolumbi për dyshime për trafik droge. Grupi hetimor ka rënë në gjurmët e disa prej pritësve të ngarkesës, pasi janë mbikqyrur lëvizjet e tyre në Durrës.

Nga viti 2012 kur hapi biznesin e deri mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në kamionin e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, ishte ndaluar disa herë nga autoritetet e policisë kolumbiane, pas dyshimeve për trafik droge.

Megjithatë, pas kontrolleve të kontenierëve të kompanisë së tij, nuk është gjetur drogë, por përgjatë kësaj kohe janë vënë në lëvizje shërbimet e Antidrogës, si të DEA-s amerikane, ashtu edhe policitë e Europës, shkruan Ora News.

Menaxheri, Donaldo Lushaj, mendohet se është pjesë e rrjetit kriminal, pasi kishte udhëtuar dhjetëra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë dhe Italisë. Ndërsa shoferi Armando Pezaku, kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë, pasi kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë.

Nga burimet e Policisë së Durrës, mësohet se janë kontrolluar edhe 2 kontenierët e kësaj kompanie dhe magazinat e saj në Maminas dhe nuk janë gjetur substanca të jashtëligjshme. Së fundmi, grupi hetimor kërkon verifikimin e disa kompanive të tjera që kanë aktivitete tregtare me Amerikën Latine pasi ka dyshime se të tjerë konteniere me kokainë, të këtyre kompanive, kanë ardhur në Durrës.

Të fundit