Flash News

KRYESORE

Kokaina në Maminas, Rama i rikthehet qëndrimit të parë

Kokaina në Maminas, Rama i rikthehet qëndrimit të parë

Në fund të muajit shkurt, policia sekuestroi 613 kg kokainë. Për këtë aksion reagoi i pari ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili falënderonte edhe partnerët për ndihmën e dhënë.

Por kryeministri Rama, në përshëndetjen e tij për aksionin, theksonte se ky ishte një aksion ekskluziv i policisë shqiptare. Në këtë linjë me Ramën, reagoi sërish edhe ministri Xhafaj i cili ‘hodhi’ poshtë qëndrimin e parë dhe tha se aksioni u bë vetëm nga policia shqiptare dhe pasi u sekuestrua kokaina u njoftuan partnerët.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë për median gjermane ‘Die Welt’, kreu i qeverisë, sipas përkthimit të bërë nga mediat të intervistës, shprehet se “dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane”. Por në një reagim të bërë së fundmi në rrjetin social Facebook, Rama i kthehet sërish qëndrimit të mëparshëm se sekuestrimi i kokainës u bë pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar.

“Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq”, shkruan Rama.

 

Të fundit