Flash News

KRYESORE

Kokainë nga Ekuadori, bllokohen në Durrës 2 kontenierë

Dy konteninerë që dyshohet se kanë kokainë të prodhuar në Ekuador janë bllokuar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që një person ra në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Hetuesit vëzhgonin kontenierët prej 1 jave në pritje të personave të cilët do të merrnin porosinë. Ata u lajmëruan nga policia greke për ngarkesën me lëndë narkotike. Sipas CNN grek, kokaina dyshohet se është sjellë nga Ekuadori nëpërmjet kontenierëve, të cilët si fillim u shkarkuan në Portin e Pireut. Më pas ato u dërguan në Portin e Durrësit, ku dyshohet se do të paraqiteshin edhe porositësit e mallit.

Në 14 shtator, ditë kur janë nisur këto dy kontenier, autoritete greke sekuestruan 500 kg kokainë nga kontrolli i 100 kontenierëve në portin e Pireut.

Vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, iu afruan kontenierit tre persona, të cilët kur kuptuan se u zbuluantentuan që të largoheshin. Të tre u identifikuan, ndërsa vetëm 1 u arrestua.

Të fundit