Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Elvin Luku
Krisja e marrëdhënieve mes “Top Channel” dhe qeverisë “Rama 2” e shënoi “kurbanin” e parë: Drejtorin e Informacionit e njëherësh drejtuesin e emisionit “Top Story”, Sokol Balla.
Ky nuk është një lajm i ri.
Sa herë ka rotacion politik apo ndryshim interesash ekonomikë, pronarët e mediave presin kokat e drejtuesve të informacionit. Rastet më të freskëta për memorien e opinionit publik janë largimet e Armand Shkullakut nga posti i Drejtorit të Lajmeve në ABC News, kur ky televizion ishte në kulmin e një “sulmi frontal” me qeverinë apo dhe shkarkimi që pronari i MAPO-s i bëri ish-Drejtorit, Alfred Lela, i cili kishte qenë kritik ndaj qeverisë, ndonëse punëdhënësi i tij kish kohë që kishte ndërruar kurs.
Sigurisht, të gjitha rastet në fjalë kanë nevojë për analizë, por ajo bëhet e domosdoshme po të marrim parasysh faktin se këtë radhë “koka e prerë” ishte e drejtuesit të lajmeve të një televizioni kombëtar si Top Channel, një biznesi privat, por që administron një frekuencë që është pasuri publike.
Zhurma mediatike që trazon opinionin është legjitime, por po aq janë dhe vendimet e Bordit të Drejtuesve në Top Channel, për sa kohë që edhe vetë Gjykata Kushtetuese e ka certifikuar me vulën e saj përqendrimin e aksioneve në një dorë të vetme edhe për mediat kombëtare.
Kemi legjitimuar edhe de juro monopolin mediatik.
Tashmë po ndjejmë dhe do të ndjejmë pasojat e këtij vendimi që prek pazgjidhshmërisht opinionin, interesin publik dhe demokracinë në vend.
Duket e habitshme sesi ky monopol të jetë legjitimuar nga organi më i lartë i drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, arsyetimet e të cilit përdoren dhe si referencë për çështje të ngjashme.
I referohem këtu vendimit nr. 56, datë 27.07.2016, të marrë për shfuqizimin e paragrafit 3, të nenit 62, të ligjit nr.97/2013: “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Çështja u mor në shqyrtim pas kërkesës së Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare.
Në këtë vendim Kushtetuesja shfuqizoi paragrafin e mësipërm, i cili parashikonte që “asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audiovizive”.
Kjo do të thotë se një person i vetëm, mund të ketë sot në Shqipëri 100% të aksioneve të një televizioni kombëtar, duke i hapur rrugë përqendrimit të kapitalit në një dorë të vetme, pra monopolit mediatik.
Vendimi në fjalë është paralajmëruar kohë më parë si problematik nga institucionet ndërkombëtare, konkretisht në raportin e Komisionit Europian për vitin 2016, por edhe nga gazetarë, opinionistë e universitarë, por zëri i tyre ra në “vesh të shurdhët”...
Cili ishte arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe këtu do të ndalem jo te analiza ligjore por te ajo mbi median si biznes dhe interesin publik të trajtuar nga trupa gjykuese, që çoi në këtë vendim 28 faqesh, me hapësirë 1.5 mes rreshtave (sipas modelit standard të vendimeve të gjykatës).
Në parantezë, më lejoni të bëjë një kapërcim logjik e kohor për të thënë se, nëse Jurgen Habermas (themelues i konceptit të hapësirës publike) apo Walter Lippman (i njohur si themelues i gazetarisë moderne) do të lexonin arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese mbi “Pretendimin për mungesën e interesit publik”, fytyra e tyre do të qeshej për argumentin gati gati naiv në argumentet e paraqitura, ndërsa jepet një ekstrakt mbi përkufizimin e medias.
Ja sesi përshkruhet rëndësia e medias në shoqëri në pikën 22 të këtij vendimi:
- Gjykata i ka vënë theksin edhe pozicionit të “privilegjuar” të medias në një shtet demokratik, duke u shprehur: “…Është pikërisht ajo që e bën pushtetin shtetëror më të prekshëm për njerëzit, më të kontrollueshëm dhe më transparent. Media ndikon që individët e angazhuar në të tria pushtetet, si persona të zgjedhur apo zyrtarë, të kenë disa cilësi të reja. Ata janë më afër me median, më të komunikueshëm me njerëzit, më të kujdesshëm në përmbushjen e detyrave dhe të funksioneve të tyre, si dhe në jetën e angazhimet e tjera shtetërore e private. Media është gjithashtu një bazë e rëndësishme për të kontrolluar dhe gjykuar se si funksionarët e veshur me pushtet ushtrojnë autoritetin publik dhe si i menaxhojnë fondet publike. Garantimi i lirisë së medias, ndër të tjera, zvogëlon mundësinë e manipulimeve me pushtetin publik, si dhe nxit identifikimin e rasteve korruptive. Arma e saj më e fuqishme është kritika e vazhdueshme ndaj dukurive negative që rrezikojnë demokracinë, si formë e qeverisjes”.
Më pas vijohet me citimin e paragrafëve nga vendime të GJEND-së, lidhur me çështjet: “Manole dhe të tjerët kundër Moldovës, vendim i datës 17 dhjetor 2009, §.99-100; dhe çështjen Europa Qendrore 7.S.R.L dhe Di Stefano kundër Italisë, vendim i datës 7 qershor 2012”.
Një gjykim i tillë semplist, ku media ngrihet në piedestal si pushteti i drejtë e pakorruptuar që monitoron tre pushtetet e tjera, është rrëzuar në kohë dhe nga koha.
Që nga Walter Lippman-i në SHBA-në vitin 1920 e deri në ditët e sotme, dihet që “mediat janë instrumente transparence, shumë të dobishme, që duhet të garantojnë:
- Informimin e drejtë të qytetarëve;
- Diskursin për çështje me interes publik;
- Monitorimin e tre pushteteve të tjera;
Por, në të njëjtën kohë mediat mund të jenë dhe mjete propagande e manipulimi që dëmtojnë opinionin publik…”
Këtë të fundit, pra prirjen që media të orientohet drejt propagandës për qëllime dhe interesa të caktuara, trupa e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm që nuk e përmend në asnjë rast, por përkundrazi, me këtë vendim, që i hap rrugë përqendrimit të aksioneve te një njeri i vetëm, krijon terrenin e përshtatshëm për manipulimin e opinionit përmes mediave kombëtare.
Sot, ka me qindra studime në vend e në botë që e evidentojnë me të madhe rrezikun e manipulimit të opinionit nga drejtuesit e mediave, nga “Propaganda” i Edward Bernays te “Public Opinion” i Walter Lippman, “Manufacturing Consent” i Noam Chomsky & Edward Herman, “Mediamorfozë dhe metakomunikim” e “Komunikim në shoqërinë masive” nga Artan Fuga dhe një kolanë e gjerë kërkimesh shkencore e doktoraturash që janë publike në internet, librari, Librin Universitar, etj...
Së dyti, referuar “pretendimit për cenimin e parimit të proporcionalitetit”, Gjykata Kushtetuese në gjithë frymën e saj analizon mediat audiovizive me licencë kombëtare si biznese të mirëfillta dhe në asnjë moment nuk evidenton faktin që këto biznese private administrojnë një të mirë publike si spektri i frekuencave. Në këtë vendim nuk vihet aspak theksi te kontrata e mediave kombëtare me qytetarin shqiptar (i përfaqësuar institucionalisht nga AMA), të cilit i detyrohet një informim të drejtë (parim kushtetues) dhe jo një raport biznesi i mirëfilltë “unë shes- ti blen”...
Por, edhe në këtë pikë, duke peshuar argumentet sipas “parimit të proporcionalitetit”, Gjykata Kushtetuese, ka arsyetuar se peshorja anon nga ana e pronarëve të medias, të cilëve u cenohet sipërmarrja private dhe jo publikut. Pra, mes interesit privat dhe atij publik, Kushtetuesja u shpeh në favor të privatit.
Së treti, vendimi i Kushtetueses thekson monopolin në panoramën mediatike në Shqipëri, në një kohë kur gjithë procesi kapitalit të mediave kombëtare, duhej orientuar drejt decentralizimit. Ligjvënësit dhe ligjzbatuesit duhet të kujdeseshin për përmirësimin e mekanizmave që i shpërndanin aksionet e pronarëve të mediave, që edhe me formulën e vjetër rezultuan të dështuara, pasi aksionet (40-40-20%) ndaheshin brenda familjes ose rrethit të ngushtë shoqëror.
Së katërti, në vendimin e Gjykatës i “tërhiqet veshi” ligjvënësve që kanë propozuar kufizimin e aksioneve për mediat kombëtare, pa paraqitur një ekspertizë apo studim ku argumentohet kërkesa.
Pretendimi është në kufijtë e qesharakes pasi, siç evidentuam më sipër, trupës së gjyqtarëve u mjaftonte konsulenca e një eksperti, ose thjesht dhe vetëm një kërkim në Google, në Bibliotekën Kombëtare ose një e-mail pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin Histori-Filologji në UT, për të marrë kopje të tëra të punimeve shkencore, konferencave, doktoraturave të cilat trajtojnë çështje të tilla mbi pronësinë e medias, rolin në shoqëri, propagandës mediatike, risitë dhe rreziqet e mediave të reja, etj... me argumente të specializuara që mund të përfshiheshin edhe në vendimin e Gjykatës, e mbase të ndërronin edhe logjikën e arsyetimit.
Por as kjo nuk u krye! Ndoshta edhe Kuvendit (me mosparaqitjen, sipas Gjykatës, të ekspertizës); operatorëve mediatik, madje, dhe vetë AMA-s i shkonte për shtat një vendim i tillë i Gjykatës.
Për habi, ajo që ra në sy gjatë këtij procesi, ishte fakti që edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili është institucioni që ngarkohet nga ligji për të mbrojtur interesin publik, si një palë e interesuar në proces u rreshtua përkrah kërkesës së Shoqatës së Mediave Elektronike, pra interesit privat, me argumentin se ligji për median, edhe pa paragrafin 3 të tij, ka mekanizma për parandalimin e situatave monopol në treg.
Por, përkundër pretendimeve të AMA-s, realiteti në tregut mediatik tregon se publiku dhe çështjet me interes publik po gjejnë gjithnjë e më pak hapësirë në mediat kombëtare.
Humoret dhe interesat e pronarëve të medias do vijojnë të “presin kokat” e gazetarëve, ndërsa këta të fundit do vazhdojnë të mbeten shërbyes të tyre..., e jo të interesit publik!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38