Flash News

KRYESORE

"Kokë e këmbë të dashuruar", Anwar nuk i reziston Dua Lipës

Kur dukej se gjithçka ishte perfekt mes Dua Lipës dhe Isaac Carew, gjërat nuk paskan qenë dhe aq mirë. Vetëm para disa javësh ata të dy nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kur më pak pritej, Dua Lipa u lidh direkt me dikë tjetër. Më vëllanë e motrave Hadid, Anwar.

Tashmë kjo romancë nuk është më e fshehtë dhe dyshja postojnë vazhdimisht momente nga lidhja e tyre. Duket se Dua Lipa po e shijon romancën e re dhe madje bëjnë dhe "çmenduri" bashkë. Dua është tre vite më e madhe se Anwar e ndërsa Isaac është 9 vite më i madh se Dua.

Pra praktikisht, lidhja me Isaac ishte më e pjekur e ndërsa tani me Anëar si duket Dua po përjeton momente më spontane dhe më "adoleshente".

Nga ana tjetër, Anwar, i cili është më i ri se Dua duket se është "magjepsur" nga këngëtarja shqiptare, dhe vazhdimisht bën gjeste që i ngrohin zemrën Duas.

Së fundmi ai i lëpiu ballin e më pas vizatoi me stilolaps një "D" në trikon e tij.

Të fundit