Flash News

KRYESORE

“Kokë më kokë” me Elenin, fituesja e Eurovision “thumbon” këngëtaren shqiptare

“Kokë më kokë” me Elenin, fituesja e Eurovision

Netta Barzilai është fituesja e Eurovision. Ditën e djeshme ajo u komentua shumë pas deklaratës që bëri për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Sipas saj, ajo kishte marrë mesazhe kërcënuese për jetën nga vende të ndryshme të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Ajo tregoi se kishte një përvojë jo të bukur nga Ballkani dhe ishte përpjekur që këto kërcënime t’i shmangte, pasi misioni i saj i vetëm ishte të ishte ambasadore e muzikës së Izraelit, vendit të saj.

Por ajo nuk është ndalur me kaq. Në një konferencë së fundmi, Netta foli edhe për Elenin, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovision.

"Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time” është shprehur këngëtarja, duke inioruar në këtë mënyrë performancën e Elenit.

Kujtojmë që performanca e Elenit qe më e diskutuara dhe e cilësuar nga shumë artistë si më e arrira.

Të fundit