Flash News

KRYESORE

Kokëdhima i bën thirrje Ramës: Shtyji zgjedhjet për në vjeshtë

Kokëdhima i bën thirrje Ramës: Shtyji zgjedhjet për në

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i lëvizjes Zgjidhja Koço Kokëdhima ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit për zgjedhjet  në Kavajë.

Kokëdhima i bëri thirrje Ramës të bashkohet me lëvizjen e  tij  që të mos jetë më problemi, por të bëhet pjesë e zgjidhjes.

“ZGJIDHJA kërkon që të bëhet reforma zgjedhore, të shtyhen zgjedhjet për në vjeshtë, të sigurohet infrastruktura zgjedhore”-shkruan Kokëdhima.

Statusi i plotë:

Rama të tërhiqet, të bëhet pjesë e zgjidhjes

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët dhe mbështetësit e lëvizjes ZGJIDHJA në Korçë, i bëra sërish ftesë Ramës që të tërhiqet, që të mos jetë më problemi, por të bëhet pjesë e zgjidhjes. ZGJIDHJA kërkon që të bëhet reforma zgjedhore, të shtyhen zgjedhjet për në vjeshtë, të sigurohet infrastruktura zgjedhore me elementët dhe teknologjitë që do të garantonin pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve, të zëvendësohet administrata zgjedhore partiake me administrimin shtetëror të zgjedhjeve dhe të merren të gjitha masat ligjore që do garantonin një herë e përgjthmonë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Në të kundërt Rama do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për pasojat që mund t’i vijnë vendit dhe qytetarëve nga kjo krizë.

Të fundit