Flash News

KRYESORE

Kokëdhima: Rama nuk është socialist

Kokëdhima: Rama nuk është socialist

I ftuar në studion e Opinion kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka folur mbi situatën e fundit politike. Sipas tij Rama dhe qeveria nuk janë të majtë me reformat që po bëjnë.

“Unë jam socialist në kuptimin e një  të majti me bindje të majta që nënkupton në PS sigurisht që unë jam, kjo pyetje i duhet bërë atyre që drejtojnë PS, nuk kanë lidhje, e kam për Edi Ramën dhe ekipin e tij drejtues, e kanë arrastisur PS-në nga shinat e të majtës, e kanë ndarë PS në dy pjesë, e ndan një hendek i madh me socialisët e bazës.

Unë jam një i majtë i njohur për bindjet e tij, nuk më bëri të njohur Rama, unë kam qenë gjithmonë në qëndrimet e mia.  Akti I të bërit mua depuetet  nuk më bën më pak të majtë. Ai i ka kthyer forumet jo të debatit kolegjial.

Në këto vite që unë jam aktiv, PS ka qenë në një degradim të plotë, nuk ëshët një parti politike me standarte, por është një nga bashkësr parapolitke, një shpk. Unë kam punuar dhe kam folur shumë, punova për ta kthyer në binarë me një projekt që e parashtrova në PS, arrita të marr mbështje  për projektin në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Unë kam punuar me vendosmëri të hekurt brenda PS për ta ndryshuar PS.

Unë i kam shpalosur pikëpamjet dhe i kam publikuar, në muajin maj dhe qershor kam publikuar pikëpamjen  time për reformën në drejtësi, në PS dhe në opinion, e kam shpjeguar se kishte nevojë uluritëse për një reformë në drejtësi. Kam qenë kundër shkatërrimit të sovranitetit të Shiqpërisë, kam qenë kundër përfshirjes së ONM-së në Kushtetutën  e Shqipërisë, është kthim prapa 100 vjet në pikëpamjen e sovranitetit, nuk ka asnjë vend demokratike në botë që sanksionon një organizëm të tillë. Të gjitha marëveshjet një vend normal i bën me anë të marrëveshjeve ndërkombëtare. Shqipëria të bëjë atë që bëjnë antarët e NATO-s.

Hera e fundit që vendi jonë ka bërë zgejdhej të lira ka qenë viti 1992. Asnjë reform nuk mund të shërbejë nëse nuk bëjëm zgjedhje të lira dhe ne nuk i bëjmë dot. Jemi i vetmi vend në planet”

Të fundit