Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Kokëdhima ulet edhe me Lulzim Bashën, takim “kokë më kokë” në Rogner
Një nga kritikët dhe akuzuesit më të fuqishëm të Kryeministrit Edi Rama këto kohët e fundit pritet të ketë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Bëhet fjalë për ish deputetin e Partisë Socialiste Koço Kokëdhima.
Aktualisht Kokëdhima drejton lëvizjen Zgjidhja ndërsa për sa i përket takimit ai pritet të mbahet në ambientet e Hotel “Rogner” mesditën e sotme.
Ky takim vjen pas një situate të acaruar politike ku opozita prej 50 ditësh ndodhet jashtë Kuvendit me kërkësen për dorëheqjen e Kryeministrit.
Vetëm pak kohë më parë Kokëdhima ka mbyllur një takim me Kryetarin e Lëvizjes për Integrim Ilir Meta. Ky i fundit këmbëngul për zgjidhje të situatës e cila sipas tij mund të vijë vetëm përmes dialogut.