Flash News

KRYESORE

Kokëdhima: Zhgënjim që PS ra në duart e një mafie ordinere

Kokëdhima: Zhgënjim që PS ra në duart e një mafie

Ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima, tashmë kryetari i partisë ‘Zgjidhja’ është shprehur se zhgënjimi i tij më i madh është që Partia Socialiste ka rënë në duart e një mafie e cila ka braktisur dhe kauzat e saj.

“Zhgënjimi im është shumë i madh përsa i përket PS është që ra në duart e një mafie ordinere dhe braktisi të gjitha kauzat”, tha Kokëdhima gjatë emisionit Provokacija të Mustafa Nanos në ABC News.

Më tej, Kokëdhima u shpreh se ai gjykon politikat e qeverisje së Edi Ramës sepse nuk ka çështje personale me të. “Unë gjykoj politikat e qeverisjes. Unë nuk jam këtu për çështje personale me Edi Ramën”, theksoi Kokëdhima.

Të fundit