Flash News

KRYESORE

“KOKOFEST” nderon Yllka Mujon dhe Olta Dakun

“KOKOFEST” nderon Yllka Mujon dhe Olta Dakun

Festivali i Komedisë “KOKOFEST”, i mbajtur në qytetin e Korçës, ka nderuar me dy çmimet e para; Yllka Mujon, si “Aktorja më e mire”, me personazhin e Gabit, për performancën në “8 Femra”, ndërsa Olta Daku, për të njëjtën shfaqje fitoi “Aktorja më e mirë jo-protagoniste” për rolin e Agustinës.

Daku ka falënderuar e emocionuar në rrjetet sociale: “Faleminderit KOKOFEST për çmimin… Faleminderit Driada Dervishi. Faleminderit kolegëve, partnerëve të “8 Femrat”. Faleminderit Berina Kokona, faleminderit Kristina, faleminderit të gjithëve!”.

Ndërsa çmimin për “Aktori më i mirë jo-protagonist e ka fituar Florian Agalliu.

 Vlerësim dhe vëmendje i është kushtuar edhe Teatrit Shqiptar të Shkupit, i cili rrëmbeu dy çmime të rëndësishme: “Shfaqja më e mirë e festivalit” për “Shfaqja që shkon mbrapsht”, si dhe “Aktorja e re më e mirë” për Aida Elezin.

Të fundit