Flash News

KRYESORE

Kolagjeni, çfarë duhet të dini për këtë proteinë

Kolagjeni, çfarë duhet të dini  për këtë

Kolagjeni është një proteinë nga më të pranishmet në organizmin tonë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë.

Funksioni i saj është të mbajë qelizat e gjalla dhe të sigurojë elasticitet, rigjenerim të lëkurës, indeve dhe kockave.

Por sa dimë ne për këtë proteinë?

Emri i saj vjen nga greqishtja që do të thotë “gjeneron ngjitës” dhe prodhohet në mënyrë natyrale nga organizmi. E përbërë nga aminoacidet, fibrat e saj formojnë një rrjet ku zhvillohen dhe riprodhohen qeliza.

Ka gjetur përdorim të gjerë në botën e bukurisë estetike, pasi është thelbësore për ruajtjen e freskisë së lëkurës, indeve lidhëse, zhvillimit të kockave. Madje me kalimin e kohës, kolagjeni është një armë në luftën ndaj osteoporozës.

Si ta merrni?

Kolagjeni është me shumicë në mishin e kafshëve, dhe mund të merret duke shijuar një supë të mirë, apo tek veza dhe tek perimet, sidomos kërpudhat.

Një këshillë e vlefshme?

Kujdes me dietën, pasi konsumi i sheqernave dhe karbohidrateve të përpunaura pengon prodhimin e kolagjenit.

Të fundit