Flash News

KRYESORE

Kolege dhe mike të ngushta, Samanta Karavella gatuan për Dafina Zeqirin

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare Samanta Karvella ka qenë e ftuar në shtëpinë e koleges së saj, Dafina Zeqiri, ku kanë kaluar momente të këndshme mes miqsh.

Nëpërmjet disa postimeve në "Instastory", Dafina ka treguar se Samanta është kujdesur për darkën dhe ka gatuar për të gjithë të ftuarit.

"Tani Samanta po na tregon aftësitë e saj në kuzhinë", ka shkruar Duffie bashkangjitur videos.

Në fakt askush nuk e ka ditur më parë se dy këngëtaret kanë një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën, por videot e fundit të publikuara prej tyre tregojnë gjithçka.

Të fundit