Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kolegët i japin të përlotur lamtumirën e fundit e Zarife Hasanajt
Të trishtuar dhe me lot në sy, ushtarakët shqiptarë në Letoni i kanë dhënë sot lamturimën e fundit koleges së tyre, Zarife Hasanaj. Nëntetarja humbi dje jetën si pasojë e shpërthimit të një mine, që la të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë të Shqipërisë.
Ceremonia përkujtimore është zhvilluar në kampin Adazi, aty ku zhvillon stërvitjen grupi shqiptar, ndërkohë që të pranishëm për të nderuar Hasanajn ishin edhe ushtarakë të vendeve aleate të NATO-s, si dhe vendit pritës, Lituanisë.
Drejt shtetit balltik është nisur edhe një task forcë e ngritur nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, që do të hetojë ngjarjen.