Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kolegji i Apelimit largon nga detyra prokurorin që hetoi vjedhjen e serverit të Tatimeve dhe dënoi Aldo Baren
Prokurori i Apelit të Tiranës, Genti Trenova thotë se është njoftuar ditën e sotme nga Kolegji i Apelimit se është lënë në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin e tij nga detyra.
Në një status në rrjetin social Facebook, Trenova thotë se nuk pret keqardhje por shton se procesi i vettingut po bëhet në mënyrë selektive e shoqëruar me presion psikologjik dhe gjobvënie.
“Sot u njoftua nga Kolegji i Apelimit se eshte lene ne fuqi vendimi i KPK per shkarkimin tim nga detyra. Nuk pres keqardhje nga asnje. Te gezohet kush te doje e te merzitet kush te doje. Doja te komentoja se procesi i vetingut po kuptohet qarte se po behet ne menyre selektive e shoqeruar me presion psikologjik dhe gjobvenie. Procesi i hetimit dhe gjykimit tim eshte bere nga persona te paafte apo medioker, te marre nga rruga dhe te urdheruar per te vendosur sipas interesave te politikes. Sa per ONM ajo sherben sa per fasade per te fshehur padrejtesite apo per te mbushur me propagande procesin. Jeta vazhdon me shanse dhe persepektiva te reja”, shkruan Trenova në rrjein social.
Prokurori Genti Trenova, është prokurori i cili hetoi vjedhjen e serverit të Tatimeve. Por më pas u largua nga çështja nga kryeprokurori i atëhershëm, Adriatik Llalla. Po kështu, Trenova ka hetuar dhe ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm Aldo Baren si dhe është prokurori i cili zbuloi skemën e vje3dhjes së tenderave në Drejtorinë e Burgjeve e cila çoi në pranga ish-drejtorin dhe zëvendësin e tij.