Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kolegji Zgjedhor nuk lejon të kandidojë në Himarë, Beleri: E çoj në Strasburg
Kolegji Zgjedhor vendosi që të mos lejojë Fredi Belerin që të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i rrëzuar padinë e bërë.
Vendimin, Beleri e cilësoi si të diktuar nga politika dhe deklaroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
"Kolegji rrëzoi padinë time. Vendim politik. Dënimi i 2006, për një vepër të 2003, nuk kisha bërë thirrje antinacionale. Kisha bërë një botim në gazetë dhe kisha ndihmuar bashkatdhetarët tanë që të vijnë të votojnë në Shqipëri. Do i drejtohem Gjykatës së Strasburgut", tha Beleri.
KQZ gjatë seancës argumentoi se pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 vite nga dënimi i tij dhe ndonëse mund të konsiderohet sipas ligjit i rehabilituar, dekriminalizimi nuk e njeh si masë lehtësuese.
Të pranishëm në seancë kanë qenë përfaqësues të ambasadës greke, OSBE-së, dhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca. Para nisjes së seancës në Kolegjin Zgjedhor, Beleri ishte në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u pyet sërish për masakrën e Peshkëpisë.