Flash News

KRYESORE

Kolegu i avokatit Gurra: Vrasja është mesazh që na drejtohet edhe ne

Kolegu i avokatit Gurra: Vrasja është mesazh që na drejtohet edhe

Shkëlqim Duka, kolegu i Ravik Gurrës, avoktatit që u ekzekutua në mënyrë mafioze përpara pak ditësh në Elbasan është shprehur se institucioni i avokatit ka marrë një tronditje të rëndë dhe se avokatët në tërësi janë në dorën e Zotit.

Me vrasjen e Gurrës sipas tij është goditur avokatura, dhe se ky institucion është një hap prapa. “Jemi të shokuar nga vrasja e avokatit. Kemi vlerësim maksimal për të ndjerin. Avokatët janë të ekspozuar ndaj krimit, nuk ndjehen të mbrojur. Goditja e avokatit është goditja e institucionit. Institucioni i avokatit tani nuk mund ta ofrojëe shërbimin ndaj klientit sepse ndjehet i rriskuar. Ne tashmë jemi në dorë të Zotit. Vrasja e tij është një mesazh që na drejtohet ne. Mendoni çfarë mund ti ndodhë një gjyqtari kur merr një vendim. Ne jemi hallka e fundit dhe po kërcënohemi, imagjinoni çfarë mund të ndodhë me një gjyqtar kur ai merr një vendim”, nënvizoi ai për ‘Fax News’.

Gurra u vra të premten në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërsa nuk është arrestuar ende asnjë i dyshuar për ngjarjen. Gurra ishte avokat i Emiljano Shullazit, po ashtu edhe i fisit te Capjave në Elbasan.

Të fundit