Flash News

E-TJERA

Kolerë në koalicion, dashuri në çiftin Meta-Veliaj

Kolerë në koalicion, dashuri në çiftin Meta-Veliaj

Ilir Meta dhe Erjon Veliaj kanë qenë sot në inaugurimin e shkollës 'Kongresi i Lushnjës' dhe nuk i kanë kursyer tonet e paqes që kanë shkuar deri në miklime mes tyre. Duke u impostuar si fëmijë Kryebashkiaku ka përdorur togfjalëshin përkëdhelës 'xhaxhi Ilir Meta'. Kur Kryetari i Kuvendit ka marrë fjalën, ai i është drejtuar Veliajt me 'lali Eri' dhe me një buzëqeshje, që Metës rrallë ia sheh. Më pas ka lëshuar edhe batutën tjetër "sot e pashë me duar bosh kur erdhi, pa fiq".

Në kohën kur tensioni mes dy partive në koalicion është i lartë, miklimi i ndërsjellë Veliaj-Meta është një moment habie. Por shpjegon edhe lojrat e pushtetit: pa votat e këshilltarëve të Metës në Këshillin Bashkiak, Velia është një peshk në zall.

Të fundit