Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kroacia e humbi ndeshjen finale me Francën. Megjithatë njerëzit në Kroaci kanë një gjendje emocionale të një lloji të veçantë. Me në krye presidenten, Kolinda Grabar-Kitarovic.
Emanuel Macron nuk kishte asnjë shans. E pushtuar nga emocionet mbas ndeshjes mbresëlënëse të ekipit kroat të futbollit, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic përqafoi presidentin francez. Duke harruar distancën e figurave shtetërore. Ai, zotëri burrë, e lë të ndodhë. Më pas kjo do të përsëritet,poshtë në shesh, kur të dy do të përshëndesin ekipet e tyre, të bërë qull nga shiu.
Por kjo nuk mbaron me kaq. E pushtuar prej ndjenjës së suksesit mbas ndeshjes së zemrës së kroatëve të saj, ajo përqafon dhe puth këdo që ndodhet afër saj. Të parin trajnerin, pastaj 22 lojtarët kroatë përfshirë dhe trajnerin dhe në fund madje gjithë ekipin francez të futbollit. Kur përshëndet lojtarin më të mirë të kampionatit, Luka Modricin asaj madje i dalin lotët.
Mbretëreshë e përzemërsisë...
Brenda sekondës presidentja kroate u bë hit në mediat sociale, në të gjithë botën. Me bluzën e bardhë me të kuqe në vend të garderobës së përshtatshme me postin, ajo u kthye në yll të mediave. Presidentja kroate na mëson se njeriu duhet të jetë "i hapur dhe i thjeshtë", ose "emocional dhe i ngrohtë". Në twitter shtohet madje ky pohim: "Dy zbulimet më të mëdha të Kampionatit Botëror janë Kylian Mbappe dhe Kolinda Grabar-Kitarovic. Për shkak të këtyre golave dhe për shkak të këtyre përqafimeve ky Kampionat Botëror u kthye në ngjarje inspiruese."
Madje mediat serbe, që janë kritike dhe refuzuese kur bëhet fjalë për Kroacinë, shkruajtën të çuditur që presidentja kroate ia vodhi shfaqjen të gjithëve në Moskë. Mediat gjermane lëshuan në twitter një citat: "Kur të rritem do martohem me presidenten kroate". Kaq gjëra pozitive për Kroacinë nuk janë thënë prej kohësh.
...apo vetëm e sikletshme?
Sidoqoftë jo të gjithë janë të entuziazmuar me prezantimin e presidentes, madje edhe në Kroaci. Shumë vetë i pritën shpërthimet emocionale të saj me ndjenjën e turpit. Ajo nuk duhet të bëhet qesharake dhe të vërtetojë edhe një herë të gjitha klishetë për ballkanezët si pa shije dhe pa distancë.
Sepse jo vetëm në ndeshjen finale, por edhe gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror ra në sy Kolinda Grabar-Kitarovic me kërcimet e saj të gëzuara gjatë çdo goli të bërë prej kroatëve. Me tallje u fol pë "Cheerleader-en me postin më të lartë". Të tjerët lëvduan me ironi mikpritësit rus "që e patën angazhuar atë si këngëtare, për të sjellë në qejf burrat që ndodheshin në lozhe". Një komentator kroat sporti tha mbas orgjisë së puthjeve në ceremoninë përfundimtare, sa keq që filloi të bjerë shi. Përndryshe presidentja do kishte shkuar të puthte sportistët që ndodheshin aty përreth.
Taktikë e zgjuar
Vallëzimi si akti ku puqen kiçi nacionalist dhe patriotizmi i shëndoshë, politika serioze dhe populizmi është karakteristikë për Kolinda Grabar-Kitarovic. Asaj i pëlqen të ndodhet mes njerëzve, të inskenojë veten si "presidente gju më gju me popullin", që kritikon punën e qeverisë që ndodhet larg popullit.
Studiuesja e shkencave politike, që flet anglisht, spanjisht dhe gjermanisht dhe ka studiuar në disa vende evropiane dhe në SHBA, është që prej 2015 presidente e shtetit kroat. Para kësaj ajo ka qenë diplomate dhe zëvendës-sekretare e Përgjithshme e NATO-s në sektorin e diplomacisë publike.
Në Kroaci presidenti i shtetit zgjidhet në zgjedhje direkte, megjithatë zgjedhja e saj, në atë kohë politikane pak e njohur nga radhët e dyta të partisë kristiandemokrate HDZ, ishte fitore kundrejt socialdemokratit shumë popullor, mbajtës të postit, Ivo Josipovic. Që me zgjedhjen e saj Grabar-Kitarevic, mundohet të proflizohet si "nënë e kombit", sepse posti i presidentit në Kroaci nuk është vetëm me detyra riprezantuese. Bashkë me qeverinë ajo duhet të jetë pjesë e bërjes së politikës së jashtme, të drejtojë shërbimin sekret dhe të jetë shefe e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura.
Zgjedhje të tjera shpejt
Kështu Grabar-Kitarevic përzihet edhe në politikën e përditshme dhe ajo i bie rregullisht këmbanave nacionaliste. Ajo prezantohet si mbrojtëse e kroatëve në Bosnjë dhe Heregovinë dhe kërkon forcimin e postit të saj në shtetin jo stabil. Ajo takohet në Argjentinë me migrantë kroatë, që vajtojnë ende regjimin fashist të ustashëve dhe i lëvdon ata për dashurinë për atdheun. Ose thotë pa iu dredhur qerpiku se duhet krijuar një komision për të zbuluar të vërtetën mbi ish-kampin e përqëndrimit në Jasenovc, duke injoruar faktin që biblioteka të tëra janë mbushur me libra për këtë temë dhe për 83 mijë viktimat e njohur me emra.
E fryrë nga një klimë populiste Kolinda Grabar-Kitarovic e kupton rolin e saj si një forcë të tretë, të pavarur midis qeverisë dhe parlamentit. Vitin e ardhshëm do zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Kolinda Grabar-Kitarovic nuk ka thënë ende nëse do të kandidojë apo jo. Edhe një legjislacion i lejohet të mbajë./Marrë nga DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38