Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Njeriu që i dha fund perandorisë së drogës dhe trafikut të armëve nga klani Moisi Habilajt quhet Francesco RUIS, një oficer karriere që mban gradën e Kolonelit. Kolonel Ruis i cili prej disa vitesh është komandant Guardia di Finanza për Cattania për herë të parë në një intervistë të gjatë ekskluzivisht për Report TV rrëfen se si mundi të shkatërrojë klanin “Habilaj”.
Intervista sjell detaje të panjohura për operacionin e koduar “Roza Dei Venti” të cilit iu deshën 4 vite hetime deri në momentin e arrestimit të Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. A ka hetuar vetëm në Itali apo edhe në Shqipëri Guardia di Financa për Cattanian? Kur u zbulua për herë të parë klani Habilaj? Deri ku shkojnë në Shqipëri lidhjet e Moisi Habilajt? Këto dhe të tjera pyetje marrin përgjigje nga Kolonel Francesco RUIS.
Intervista e plotë
Si kanë nisur hetimet për Moisi Habilaj?
Hetimet për trafikun e drogës kanë nisur prej vitesh, për Habilajn hetimet kanë nisur që në vitin 2010-2011 me operacionin e koduar “Odisea”, një operacion që kishte për synim rrugën ballkanike, pra trafikun e drogës që vinte nga brigjet shqiptare me destinacion Italianë meridionale, në veçanti në zonën e Katanias ku kishim në vëzhgim ngarkesat dhe lëndët narkotike që vinin në sheshin Raguzana dhe sheshin e Katanias. Nga të dhënat e një hetimi të mëparshëm , lindën disa elementë, disa të dhëna të cilat nuk mund të kufizoheshin vetëm me një hetim por na dha mundësinë për t’u thelluar, për të shkuar në atë që njihet sot si operacioni “Roza dei Venti”. Duhet theksuar se impenjimi i Guardia di Finanzia ka qene në kohë, konstant, me një vëzhgim permanent të trafikut të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Dhe një nga këto hetime na çoi të përqendroheshim drejt asaj që më pas do të ishte dhe organizata e Habilajt.
Në operacionin tuaj “Roza Dei Venti” Moisi Habilaj është konsideruar koka e organizatës, e aftë jo vetëm për trafikimin e sasive të mëdha të drogës por edhe për trafik armësh. Cili është profili sipas jush i Moisi Habilajt?
Nga hetimet që ne kemi bërë në Itali, në mungesë të një marrëveshje hetimor me Shqipëri dhe nuk mund të hetojmë në një vend tjetër, Moisi na rezulton si njeriu që negocionin, arrin marrëveshje me personazhe të rëndësime të organizatave kriminalë kataneze për hyrjen e lëndëve narkotike në tregun italian, pra ai është pika e referimit e atyre që mund ti quajmë broker në Itali, figura si ajo e Rielës në Katania që ndërthurej me Habilaj për të siguruar lëndën narkotike që më pas përdorej nga grupe të ndryshme mafioze. Pra figura e Habilajt është domethënëse pasi përfaqëson një pikë kontakti për klanet mafioze këtu në Siçili, një pikë referimi e rëndësishme për të sjellë nga Shqipëria sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, dhe paralel me këtë si çdo trafik i paligjshëm, e njëjta organizatë siç ka rezultuar në një nga sekuestrimet në vitin 2015 transportonte edhe armë. Për trafikun e armëve më lejoni të theksoj se shqetësimi i Habilajt dhe i organizatës së tij ishte mjaft i madh, ata ishin të vetëdijshëm se çfarë transportonin dhe madje dhe për risqet që me vetëdije i cilësonin më të mëdha sesa trafiku I armëve. Por pavarësisht kësaj ata nuk kanë hezituar që krahas drogës të trafikonin dhe armë. Kjo tregon se kur një organizatë është e mirëorganizuar është e gatshme të merret me çdo lloj trafiku të paligjshëm, paralel me atë që ata e cilësonin si trafikun kryesor pra hyrjen ne tregun Italian të lëndëve narkotike.
Në Shqipëri organizata Habilaj gjithmonë ka arritur t’ja hedhë drejtësisë shqiptare ndërsa ju arritët të zbulonit trafikut ë kësaj organizate? Sa e rëndësishme është kjo?
Kjo ka rëndësinë në kuptimin se ne arritëm të kuptonim peshën e personit që po ndiqnim, në një kontekst sicilian veçanërisht të vështirë, ku të përcaktosh lidhjet mes personave apo grupeve nuk është aspak e lehtë. Duke pasur parasysh se grupet kriminale në Katania me të cilat bashkëpunonte Habilajn merrnin masa të larta sigurie për të mos qenë në përgjim apo në ndjekje. Kështu pra vetëm përdorimi i teknikave shumë të sofistikuara të hetimit, dhe në veçanti duke arritur të asgjësonim ato masa sigurie që ata ndërmerrnin, si p.sh ndryshimi i vazhdueshëm i telefonave apo i makinave që ata përdornin, për të cilat përfaqësuesit e organizatave kriminale shqiptare dhe italiane kushtonin një vëmendje tepër të madhe, e bëri këtë hetim shumë të vështirë. Por në fund na çoi në rezultatin që stimuloi edhe prokurorinë shqiptare qe të kërkonte bashkëpunimin me autoritetet e Katanias, Kështu njerëzit e mi janë thirrur në Shqipëri nga autoritet e drejtësisë përsa i përket provave që kishim siguruar në Itali për Habilajn dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pra në këtë pikë ju keni nisur një bashkëpunim me autoritetet shqiptare për të hedhur dritë rreth organizatës së Habilajt nga Shqipëria drejt Italisë?
Po është krijuar një bashkëpunim mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane dhe prokuroria shqiptare ka kërkuar të ketë të gjitha provat e mbledhura në Itali për t’ia bashkuar hetimeve që ndërkohë janë ndërmarrë në Shqipëri rreth kësaj organizate. Në këtë mënyrë është e mundur të krijohet një mozaik i plotë. Siç thashë edhe në fillim një aktivitet i tillë nuk mund të hetohej edhe për shkak të mungesës së juridiksionit dhe hetimi ynë ka nisur në momentin që Habilaj ka hyrë në territorin Italian, më pas monitorohej dhe vëzhgohej në të gjitha lëvizjet. Me këtë lloj bashkëpunimi me siguri autoritetet e drejtësisë shqiptarë janë në kushtet për të kuptuar dhe verifikuar atë që ndodhte në Itali, për të bashkuar dhe të dhënat tona dhe për të bërë një kuadër të plotë dhe për të pasur një mozaik të plotë të asaj që ishte kjo organizatë dhe ndoshta për të vijuar hetimet të cilat nuk mund të ishin të mundura pa përfundimin e operacionit “Roza Dei Venti”.
Duke qenë se Shqipëria konsiderohet vend burimi për trafikun e drogës, përsa i përket tregut italian çfarë impakti ka dhe si mund të përballohet?
Impakti është i rëndësishëm duke konsideruar se grupi ynë operativ i antidrogës që ka qëllim kryesor luftën ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, ndjek dy drejtime dhe këto drejtime janë ato që lidhin Italinë më Amerikën e Jugut dhe me Shqipërinë. Kjo tregon që Shqipëria konsiderohet edhe historikisht si vend furnitor i lëndëve narkotike dhe flukseve kriminale të krahasueshme me vendet e Amerikës Jugore. Këtu më lejoni të përmend rolin që ka Guardia di Finanzia në një sinergji absolute mes forca të ndryshme në terren. Është e nevojshme që të operojë një polici e pranishme në territor, për atë që do të ndodhë para se të vijë lënda narkotike duke hyrë edhe në dinamikën e klaneve lokale. Forcat detare që arrijnë të patrullojnë në brigje apo në det të hapur që janë në gjendje të vëzhgojnë të ndjekin të lejojnë qëllimisht të kalojnë ngarkesat për ti bllokuar më pas, kjo ka qenë strategjia fituese që është përdorur në operacionin “Roza dei Venti” apo dhe në operacione të tjera. Një vëzhgim që nis nga deti dhe përfundon në tokë. Pra për të luftuar trafikun në rrugën ballkanike krahas një bashkëpunimi mes autoriteteve të drejtësisë së dy vendeve duhet dhe një forcë policore e përgatitur dhe Guardia di Finanzia i ka këto kapacitete që të pikasë trafikun në det dhe të koordinohet me autoritetet që merren me fenomenin në tokë, duke bashkuar forcat në dy frontet në det dhe në tokë është e mundur të luftohet ky lloj trafiku në mënyrë efikase.
Rreth vështirësive që ju keni hasur në këto hetime është dhe perceptimi se Habilaj mund të kishin mbështetjen e njerëzve të rëndësishëm në Shqipëri, janë kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe siç kanë dalë nga përgjimet kishin në dispozicion dhe disa zyrtarë të policisë kufitarë shqiptare, sa i fortë ishte klani "Habilaj"?
Gjatë hetimit, perceptimi i kësaj lidhje farefisnore apo këtij bashkëpunimi në Shqipëri bëri që ne të rrisim vëmendjen ndaj kësaj organizate. Fakti se në Itali perceptimi se ky subjekt mund të kishte lidhje të rëndësishme politike në Shqipëri, e bëri punën tonë edhe më të kujdesshme pasi e dinim që mund të përballeshim me subjekte shumë të fortë. Por sigurisht ky perceptim nuk mund të thellohej për shkak edhe të mungesës së juridiksionit, për arsye se aspektet të cilët perceptoheshin në Itali duhet të verifikoheshin në territorin shqiptar. Dhe për këtë arsye është e drejtë që për këtë të hetojnë autoritetet shqiptare. Efekti që kishte për ne këtu në Itali ishte që ne duhet t'i kushtonim më tepër kujdes, për të rafinuar më mirë teknikat dhe për të mbledhë të gjithë elementët e mundshëm në të gjitha drejtimet që sot mund të përdoren në mënyrë të ligjshme, për të vlerësuar çështjen dhe kompetencën, nga ana e gjykatësit dhe autoriteteve shqiptare. Por e përsëris që ky aspekt ka përbërë sigurisht atë marsh më tepër për një organizatë që siç e thashë ka treguar se ishte shumë ë fortë dhe me autoritet, aq sa mund të ulej e qetë dhe për të bërë biznes me subjekte që kane një peshë të rëndësishme në Siçilinë orientale në kontrollin e territorit. Dhe kjo i garantohet i subjekti të huaj vetëm nëse është një person me autoritet, një personi që pas fjalëve shkon tek veprat konkrete. Në mënyrë të qartë Habilaj dhe organizata e tij kanë treguar me fakte kapacitetin për të transportuar sasi të konsiderueshme hashashi por edhe në trafikun e armëve.
Në fund sa ishte sasia e këtij trafiku?
Si në çdo hetim qëllimi ynë kryesor ishte evidentimi i përgjegjësve sesa të bllokonim sasitë e drogës. Sasitë që kemi bllokuar janë rreth 8 mijë kg hashash për një vlerë rreth 50 milionë euro. Janë të dhëna që përbëjnë një fotografim të momentit. Kështu që për të bërë një bilanc komplet duhet bërë një vlerësim. Nëse këtij fotografimi që kemi bërë ne do t'i shtonim dhe shumë të tjera të një periudhe tre vjeçare mund të imagjinoj sepse nuk është e drejtë të flas pa pasur të dhëna konkrete se çfarë mund të jetë volumi i sasisë së drogës dhe fitimeve të kësaj organizate italo-shqiptare./shqiptarja.com
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38