Flash News

KRYESORE

Komandanti amerikan: Ballkani, shënjestra kryesore e ndikimit të Rusisë

Komandanti amerikan: Ballkani, shënjestra kryesore e ndikimit të

Komandanti i forcave të SHBA-së në Europë, Curtis M. Scaparrotti është shprehur se situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore e ndikimit malinj të Rusisë

Gjatë një dëshmie para komitetit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan, Scaparrotti, i cili gjithashtu është komandant Suprem i Aleancës i NATO-s në Europë, e ka quajtur Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike.

“Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjatë që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik” ka thënë gjeneral Scaparrotti, duke nënvizuar faktin se Rusia e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran ndërkaq përmes ndihmës politike, ushtarake dhe ekonomike mundohet të ruaj ndikimin e saj në Serbi.

“Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3,500 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet tjera, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon. Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike të saj, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar” ka thënë Scaparrotti.

Të fundit