Flash News

KRYESORE

Komandanti i NATO-s: Bombardimi ndaj Serbisë, për të parandaluar vrasjet

Komandanti i NATO-s: Bombardimi ndaj Serbisë, për të parandaluar

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, po ndodhet në Beograd si pjesë e vizitës së tij në rajon.

I pyetur nga gazetarët se si i sheh sot bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Wolters është shprehur se ishte një kohë sfiduese dhe se NATO e mori këtë vendim të vështirë për të parandaluar vrasjen e njerëzve, raporton IndeksiOnline.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e krizës dhe dështimit të diplomacisë, NATO përdori forcë, ishte e nevojshme dhe legjitime për të parandaluar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, të vrasjes në shkallë të gjerë të civilëve. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka theksuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe një numër i madh i familjeve janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, është shprehur Ëolters.

Më tej ai shtoi se kanë ardhur në vizitë për t’u takuar me krerët serbë, të inkurajojnë komunikimin dhe të shqyrtojnë mundësitë për të rritur bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë duke mbështetur reformat ushtarake të Serbisë, duke respektuar plotësisht neutralitetin ushtarak të tij.

“Sabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n, në për të cilat Serbia luan një rol të rëndësishëm”, u shpreh ai.

 

Të fundit