Flash News

KRYESORE

Komandanti lituanez: Rasti i Zarife Hasanajt ndodh 1 në 10 milionë herë

Komandanti lituanez: Rasti i Zarife Hasanajt ndodh 1 në 10 milionë

Komandati letones, Leonid Kalnins ka folur për efektiven shqiptare, Zarife Hasanaj, që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në një mision të NATO-s. Sipas tij, raste të tilla ndodhin 1 në 10 milion herë, ndërsa përjashtoi pistën e një sulmi me sfond ushtarak.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë të zonës për të parë nëse ka ende mina të pashpërthyera, e deri atëherë nuk do të ketë më stërvitje”, deklaroi Kalnins per mediat vendase. I pyetur nëse familjet do të kompensoheshin financiarisht, Kalnins theksoi se shpërblimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por pala letoneze shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin e pajetë drejt Shqipërisë.

Ndërsa koloneli tjetër i bazës, kanadezi Josh Major, tha se në momentin kur ndodhi ngjarja, aty ndodhej një grup prej 15-16 ushtarësh, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e Hasanajt.

Autoritetet vendase kanë nisur hetim intensiv për shpërthimin e ndodhur më 6 maj, në orën 09.30, në kampin Adazi.

Të fundit