Flash News

KRYESORE

Shembet gjatë natës Teatri Kombëtar, disa të shoqëruar në polici

Shembet gjatë natës Teatri Kombëtar, disa të shoqëruar

Teatri Kombëtar është shembur mëngjesin e kësaj të diele. Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë ndërhyrë për të shembur godinën rreth orës 04:30.

Mësohet se në polici janë shoqëruar disa artistë dhe aktivistë, por dhe disa figura politike mes të cilëve dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që ndodheshin gjatë natës në ambientet e Teatrit.

Sipas News 24 bëhet fjalë për 20 persona. Aktori Neritan Liçaj ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ndërsa të tjerët janë shpërndarë nëpër komisariate të ndryshme.

Të fundit