Flash News

E-TJERA

Kombëtarja, Duka: Duam kualifikimin në Euro 2020

Kombëtarja, Duka: Duam kualifikimin në Euro 2020

Fitorja 3-2 në miqësoren ndaj Turqisë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka vlerësuar një fitore të merituar, por ka vënë në dukje edhe faktin që ka ende shumë gjëra për t’u korrigjuar.

“Jam i kënaqur me rezultatin që arritëm, sikurse edhe me përgatitjet që bëmë për këtë miqësore. Në një takim të tillë është i rëndësishëm eksperimenti teknik, por kur gjërat shkojnë mirë dhe arrin edhe fitoren, atëherë është një kënaqësi e dyfishtë. Por, ne duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që nuk i bëmë siç duhet, në mënyrë që të mos i përsërisim në të ardhmen”, është shprehur Duka në një intervistë për “Supersport”.

Sa i përket objektivit kryesor të Kombëtares kuqezi, Duka beson se grupi aktual ka mundësi për të siguruar biletën kualifikuese në Europianin e 2020-s.

“Kam besim se kjo skuadër mund t’ia dalë. Ajo i ka të gjitha mundësitë për të fituar ndeshjet, edhe pse nuk mund të themi se jemi një skuadër e madhe që mund të luftojmë për 3 pikët në çdo përballje. Sigurisht, nëse shorti rezulton i mirë, ne do t’i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në Europianin e 2020-s”, vijoi më tej Duka.

Të fundit