Flash News

KRYESORE

Kombëtarja jonë me ekipin B përballë Spanjës, dëmtohet edhe një lojtar tjetër

Shtohen dhimbjet e kokës për Panuçin, tjetër futbollist i Kombëtares pëson tërheqje muskulore. Si të mos mjaftonte mungesa e Strakoshës, Abrashit, Cikalleshit, Mavrajt, Roshit dhe Kukelit, në infermierinë e Kombëtares shqiptare është shtuar edhe një tjetër futbollist.

“Supersport” mëson nga Spanja se mesfushori kavajas Andi Lila nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Spanjës, pasi ka pësuar një tërheqje muskulore.

Dëmtimi i Lilës pak orë para ndeshjes, duket se ka shkaktuar dhimbje koke për trajnerin Panuçi, i cili i ka tepër të reduktuara zgjedhjet ne krahun e djathtë.

Ndeshja do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20.45. Shqipëria shpreson të bëjë një lojë të mirë, por gjasat janë të pakta, pasi afro gjysma e ekipit mungon, është e dëmtuar.

 

Të fundit