Një lajm jo i mirë vjen nga grumbullimi i kombëtares, pasi mësohet se mesfushori Eros Grezda është dëmtuar para seancës stërvitore të ditës së premte.
Mesfushori ofensiv i kuqezinjve, i cili ishte planifikuar si titullar nga trajneri Panuçi gjatë këtyre ditëve të para stërvitore, ka ndjerë një shqetësim që në nxemje dhe për këtë arsye, nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të pasdites së kuqezinjve.
Grezda është një ndër lojtarët më në formë, pasi gjatë këtij sezoni po shkëlqen në kampionatin kroat me ekipin e Osijekut ku ka shënuar 5 gola dhe ka pasur oferta nga ekipe italiane dhe gjermane.
Discussion about this post