Flash News

E-TJERA

Kombëtarja në ankth, Mavraj bën shopping

Ndërkohë që Kombëtarja pret me ankth sfidën me Italinë në staduimin “Renzo Barbera” të Palermos, Mavraj ka vëndosur të “çlodhet” para se të nise ndeshja.

Mbrojtësi i Hamburgut, Mërgim Mavraj ka shoqëruar nënën e tij për shopping, Mavraj shquhet për sensin e tij të humorit dhe nuk ka hezituar ta tregoje edhe në postimin e tij të fundit.

 “Shopping me nënën time të dashur, neve na thonë ruaj paret , vetëm një bluzë djali jem , kqyrma çfarë numri është , edhe 15 shitore dhe do shkojmë në shtëpi,” shkruan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, Mavraj ka shprehur nëpërmjet një postimi në Facebook keqardhjen që nuk do luaje sonte përkrah çunave të Kombëtares.

 

Të fundit