Flash News

KRYESORE

Kombëtarja nuk e llogarit më Agollin, Panuçi gjen pasuesin në Ukrainë

Kombëtarja nuk e llogarit më Agollin, Panuçi gjen pasuesin

Mbrojtësi Ansi Agolli nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Kristian Panuçi dhe për këtë arsye strategu italian po shikon për pasuesin e tij.

Performancat e Naser Alijit, Ermir Lenjanit dhe së fundmi të Bujar Likës nuk e kanë bindur teknikun, i cili i ka bërë ftesë mbrojtësit Besir Demiri, i cili aktivizohet në futbollin ukrainas me ekipin e Mariupolit.

I lindur në Shkup, 24-vjeçari është aktivizuar me disa ekipe në vendin fqinj, si: Shkëndija dhe Vardari para se të transferohej muajin shkurt në Ukrainë.

Interesant është fakti se Demiri ka qenë një titullar i përfaqësueses Shpresa të Maqedonisë, po ashtu është aktivizuar edhe një ndeshje me Kombëtaren A.

Panuçi shpreson se ardhja e tij do të konsolidojë repartin defensiv, i cili ka qënë ‘thembra e Akilit’ për ekipin kuqezi, që me 7 shtator do të luajë sfidën e parë të Kupës së Kombeve kundër Izraelit në vendin tonë.

Të fundit