Flash News

KRYESORE

Kombëtarja U-19 e futbollit për femra, miqësore me Kosovën

Kombëtarja U-19 e futbollit për femra, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar ditën e diel grumbullimin e radhës në qytetin e Durrësit për të përgatitur ndeshjen miqësore me Kosovën.

Miqësorja do të zhvillohet më 4 prill në orën 12:00, në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.

Trajneri i skuadrës përfaqësuese U-19 të femrave, Dede, ka grumbulluar plot 23 futbolliste të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik gjatë kësaj ndeshje, për tu bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues për Shqipërinë U-19 dhe më pas në kombëtaren A.

Grupmosha e tyre është e datëlindjes 2000-2001-2002-2003, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë.

Lista e plotë e futbollisteve të grumbulluara

Të fundit