Flash News

KRYESORE

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore për Ligën e Kombeve, Kumbulla lë grumbullimin

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore për

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur ditën e sotme në fushën e gjelbër për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë (4 shtator) dhe Lituanisë (7 shtator).

Trajneri Edoardo Reja ka zhvilluar një seancë të plotë me të gjithë grupin e lojtarëve të ftuar, ku ka parë për herë të parë nga afër gjendjen e tyre pas një periudhë të gjatë ndërprerje të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Gjithashtu, FSHF ka konfirmuar mungesën e Marash Kumbullës për këto ndeshje për shkak të një dëmtimi. Dëmtinin e tij e konfirmoi dhe Reja gjatë konferencës për shtyp, pasi i erdhi mesazhi në momentin kur po fliste për mediat.

Mbrojtësi është larguar nga grumbullimi pas marrjes së rezultateve mjekësore.

https://youtu.be/DcjJYvdvw_U

 

Të fundit