Kombinime mashkullore për ditët e ftohta të dimrit

Meshkujt gjithnjë e më shumë kanë filluar të jenë më të kujdesshëm në kombinimet dhe më të kuruar në pamjen e tyre. Vite më parë, nuk kanë qenë kaq shumë të interesuar në kombinimet e veshjeve dhe ngjyrave se sa sot, mirëpo kjo tendencë shihet me një sy pozitiv edhe nga kritikët e modës.

Dimri është një stinë që kërkon ngrohtësi dhe shumë meshkuj e femra i neglizhojnë kombinimet pasi nuk kanë durim me gjithë atë të ftohtë që të kombinohen bukur.

Por në këtë artikull po flasim për ata meshkuj që vërtetë e kanë pasion modën, veshjet e bukura dhe kombinimet korrekte.

Në fotot e mëposhtme mund të merrni disa ide dhe të frymëzoheni se si duhet të kombinoni veshjet e poshtme me ato lart dhe çfarë xhaketash e palltosh apo xhupa të trashë duhet të përdorni.