Flash News

KRYESORE

Kombinimet që i duhen dietës tuaj

Kombinimet që i duhen dietës tuaj

Çaj jeshil + 1 fetë limon

Përveçse na hidraton, sidomos në këtë periudhë që temperaturat po rriten edhe më shumë, studimet e fundit kanë treguar se kombinimi i çajit jeshil me lëng agrumesh katërfishon katehinat antioksidues shumë të fortë kundër sëmundjeve kardiovaskulare por edhe tumorale (kryesisht të lëkurës).

Uji + Boronicë e kuqe (1-2 gota në ditë)

Ka veti antibakteriale (mund të përdoret pak më shpesh për personat që kanë imunitetin e ulët).

Gjithashtu përmban ellagic acid, një antioksidues shumë i fortë i cili na mbron nga radikalet e lira (të cilat shtohen nga temperaturat e larta).

Sallatë me jeshillëqe + avokado + fara luledielli+ karotë

Një bombë vlerash përfitojmë nga një vakt me shumë pak kalori (maksimumi 200-250kcal), ndërkohë i ofrojmë trupit vitamina A (karota) vitamina E (farat dhe avokado), acid folik (sallata jeshile), pra

ushqejmë lëkurën (vitamina A +E ), mbrojmë zemrën (përmban omega -3).

Gjithashtu ky kombinim do t’ju japë më shumë se 100% të nevojave ditore në alfa-tocopherol (vitaminë E) e cila vepron si një antioksidues, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet të cilat janë një ndër shkaqet kryesore ne shfaqjen e tumoreve.

Të fundit