Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Çaj jeshil + 1 fetë limon
Përveçse na hidraton, sidomos në këtë periudhë që temperaturat po rriten edhe më shumë, studimet e fundit kanë treguar se kombinimi i çajit jeshil me lëng agrumesh katërfishon katehinat antioksidues shumë të fortë kundër sëmundjeve kardiovaskulare por edhe tumorale (kryesisht të lëkurës).
Uji + Boronicë e kuqe (1-2 gota në ditë)
Ka veti antibakteriale (mund të përdoret pak më shpesh për personat që kanë imunitetin e ulët).
Gjithashtu përmban ellagic acid, një antioksidues shumë i fortë i cili na mbron nga radikalet e lira (të cilat shtohen nga temperaturat e larta).
Sallatë me jeshillëqe + avokado + fara luledielli+ karotë
Një bombë vlerash përfitojmë nga një vakt me shumë pak kalori (maksimumi 200-250kcal), ndërkohë i ofrojmë trupit vitamina A (karota) vitamina E (farat dhe avokado), acid folik (sallata jeshile), pra
ushqejmë lëkurën (vitamina A +E ), mbrojmë zemrën (përmban omega -3).
Gjithashtu ky kombinim do t’ju japë më shumë se 100% të nevojave ditore në alfa-tocopherol (vitaminë E) e cila vepron si një antioksidues, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet të cilat janë një ndër shkaqet kryesore ne shfaqjen e tumoreve.