Flash News

KRYESORE

Kombinimi i guximshëm i Jonida Maliqit

Jonida Maliqi është një nga vajzat që ndiqet më shumë në rrjetet sociale në Shqipëri dhe stili i saj është shumë i përfolur. Të gjithë adhurojnë mënyrën se si vishet ajo por të rrallë janë ato që mund të guxojnë njëjtë si këngëtarja.

Jonida është shfaqur në inagurimin e dyqanit të ri në partneritet me Armina Mevlanin, me një veshje tepër të guximshme.

E veshur me një kostum ngjyrë lejla ku pantallonat vinin të gjëra që nga beli, të kombinuara me një bluzë krem ngjyrë portokalli dhe me një palë këpucë që majën e kishin po ashtu portokalli. Flokët e zeza pis me baluke të shkurtra dhe me një palë vathë të mëdhenj ngjyrë jeshil, e bënë Jonidën të dukej si gjithmonë e veçantë.

Jonida guxon shumë me ngjyrat dhe di t`i kombinojë mirë ato dhe pse është e vështirë të kombinosh dy ngjyra të ndezura.

Të fundit