Flash News

KRYESORE

Kombinimi i këtyre ushqimeve është i rrezikshëm...

Kombinimi i këtyre ushqimeve është i rrezikshëm...

Ekzistojnë disa kombinime ushqimesh të cilat do të duhet t’i shmangni domosdoshmërisht. Ndoshta do t'iu duket e pabesueshme, por kombinimi i parë që duhet të shmangni është ai i domates me kastravecin, gjë e cila është kthyer në traditë në tavolinat tuaja, ku sallata me kastravec dhe domate është e zakonshme. Në të vërtetë, këto dy perime nuk kanë kohën e njëjtë të tretjes, prandaj ekziston rreziku i madh që të ndodhë fermentimi në lukth, gjë që më vonë mund të shkaktojë dhembje, ngërçe dhe fryrje në organizëm.

Sipas HealthTipsPortal.com janë një sërë kombinimesh në ushqime që duhen shmangur.

Pemët direkt pas vaktit

Pemëve u duhet shumë kohë që të treten dhe nëse i hani menjëherë pas vaktit, do të qëndrojnë në lukth më gjatë dhe do të shkaktojnë refluks dhe probleme të tjera të tretjes.

Brumërat dhe djathi

Brumërat janë të pasura me amidon i cili tretet ndryshe nga proteinat, por qëndrimi në lukth shkakton fermentimin.

Mish dhe djathë

Proteina të tepërta për lukthin tuaj.

Bukë dhe lëng portokalli

Thartira e nevojshme për të zbërthyer lëngun mund të shkatërrojë enzimat që kanë rolin e zbërthimit të amidonit.

Perimet dhe djathi

Me këtë kombinim do të shtoni rrezikun e fryrjes.

Bananet dhe qumështi

Ky kombinim ngadalëson tretjen.

Pjepri dhe shalqiri

Këto dy perime do të duhej të konsumohen ndaras.

Pemët dhe jogurti

Edhe pse ky kombinim është i njohur, ngadalëson tretjen dhe dëmton florën e zorrëve.

Të fundit