Flash News

KRYESORE

Koment/ Tolerimi i Edi Ramës -vetvrasje nacionale!

Koment/ Tolerimi i Edi Ramës -vetvrasje nacionale!

Albina Deda

(Më tepër se një thirrje)

Kombe shumë më të mëdhenj dhe me histori shteti tejet më të gjatë se ne, kanë provuar toleranca ndaj lidërve të perçudnuar e dezekuilibruar të tipit Edi Rama. Këtë tolerancë e kanë paguar me faturë të shtrenjtë. Kjo i ka bërë të reflektojnë me vendosmëri, ndaj dhe demokracia në vendet e tyre është shumë solide. Mjafton të kujtojmerastin gjerman per illustrim të konstatimit tim.

Në kohë dhe kontekste krejt të tjera ne shqiptarët po riprovojmë fenomenin e tolerimit të arrogancës, perversitetit, paranojes dhe mistifikimit i cili jo vetëm është larg cilësive iniciale të një lideri normal por dhe si qenie e thjeshtë paraqet një rast tipik të një të sëmuri rëndë psikik! Ky realitet nuk është një e fshehtë që pak njerëz e dinë si në rastin e monstrave diktatore të para viteve '90. Është e njohur botërisht prej dekadash se Edi Rama është tip i papranueshëm social, pa norma morale pa principe familjare e shoqerore, pa doktrinë dhe botëkuptim politik stabil. Dhe ky njeri për fatkeqësinë deri në ironi sarkastike arrin të blejë njerën nga forcat politike më të medha të vendit dhe sot e katër vite të udhëheqe qeverinë e vendit.

Perveç Enver Hoxhës i cili i ngjet në arrogancë e perversitete nuk di kryeminister më të shpëlarë nga ç`di unë tash e 105 vjet shtet shqiptar. Në kushte te tilla jo vetëm socialistet shqiptar por i gjithë kombi ynë është përgjegjës për këtë tolerancë ndaj Edi Rames tash e 2 dekada. Rama përveç trashëgimisë më të keqe politike e shtetare të diktatorit ka shtuar papërgjegjshmërinë në vjedhje të fondeve publike dhe përfshirjen e tij direkt në lehtësim e drejtim të krimit të organizuar dhe të drogës. Sot forca politike që ai drejton është tërësisht njeësekt oligarko-kriminal dhe nuk ka asnjë celule të socialdemokracise klasike. Në këto kushte e në këto momente kaq të rrezikshme kanë precipituar nuk ka shumë rrugë dhe shumë dilema. Kombi po humbet lirinë dhe demokracinë duke i zëvëndësuar me narko-oligarkine! Kjo është vetvrasje dhe fatalitet nacional. E për të treguar se mund të mbijetojmë se dimë të luftojmë për jetën lirinë e dinjitetin le të mblidhemi e të besatohemi në sheshin e lirisë e te qytetarëve!

Jo vetëm në parimet moderne demokratike por dhe në kodet e lashta zakonore shqiptare sanksionohet e drejta qytetare për të përzënë nga komuniteti njerëzit pa parime që cenojnë nderin, lirinë e pasurinë e të tjerëve. Edi Rama është shembulli tipik. Është fat sot dhe vetëm sot që ka një frymë e një zë stoik qytetar dhe lidership të besueshëm që ka iniciuar largimin pa kushte të Edi Ramës si parandalim i vetvrasjes sonë kolektive kombëtare. Besoj e shpresoj në Zot e në qytetarinë e vendit tim se kjo do ndodhe medeomos. E sa më shpejt të ndodhe aq më shpejt do rigjenerojmë. Secila minutë e orë, ditë e javë që kalon me Edi Ramen në qeveri është risk po aq i madh sa të jetosh me të çmendurin agresiv në shtëpi e me gjarperin në gji!

Të fundit