Flash News

KRYESORE

Komentuesit tallen me letrën IV të Ramës: do të të denoncojë për stalking (përndjekje)

Pak minuta pasi kryeministri Rama ka postuar në Facebook letrën e katërt drejtuar rivalit të tij, kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me dhjetra ndjekës kanë filluar ta komentojnë shefin e qeverisë.

Nëse ka nga ata që i japin 'bravot' e zakonshme, shumica e komentuesve përpiqen të bëjnë humor me letrën e Ramës. Nisur nga shpeshtësia e tyre, katër letra në pak ditë, por edhe joefektiviteti. Edhe pas katër 'lutjeve' për dialog kryetari i opozitës nuk ka dhënë 'shenja' tërheqjeje dhe, të shtunën në mbrëmje, ka thirrur protestën e radhës para kryeministrisë.

Letrat, me sa duket, janë kthyer në material barsaletash dhe referenca të kulturës popullore. Nga pop kultura vijnë edhe reagimet me humor për epistolarin (serialin e letrave) të kryeministrit. Një prej komentuesve i thotë të ketë kujdes, sepse Basha mund ta denoncojë për stalking (përndjekje). Një tjetër kujton një batutë nga komedia 'Pallati 176', 'plasën letrat këtej...'.  Letrat nuk duhet të jenë gjë se me katër do të ishte përgjigjur edhe Xhorxh Bushi, shton një i katërt.

Të fundit