Flash News

KRYESORE

Komision i ri hetimor për Tahirin? Nesër merret vendimi

Komision i ri hetimor për Tahirin? Nesër merret vendimi

Ditën e hënë Parlamenti do të vendosë nëse do të ngrejë apo jo një komision hetimor për rastin "Tahiri".

Kërkesa e PD është depozituar në Kuvend rreth dy javë më parë për Komision Hetimor për  të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Kreu i PD, Lulzim Basha në lidhje me këtë kërkesë pati deklaruar me 12 Shkurti 2018 se: "I gjithë opinioni e di se në dy vite kur Shqipëria shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshme, Policia, institucionet ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtëpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit. Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli; e kanë pasur edhe nga media e gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës”, sqaroi Basha.

Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.

Të fundit