Flash News

KRYESORE

Komisioneri Hahn: Shkarkimi i Metës, pengesë për hapjen e negociatave

Komisioneri Hahn: Shkarkimi i Metës, pengesë për hapjen e

Në një intervistë për gazetën austriake Der Standard”, Johannes Hahn ka folur për mundësitë që ka Shqipëria për hapjen e negociatave në datat 18-19 tetor. Hahn ka pohuar se Shqipëria është shumë më mbrapa se Maqedonia e Veriut. Ndër të tjera, ai ka theksuar edhe tre problemet që pengojnë çeljen e negociatave, mes të cilave ka përmendur edhe nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit meta.

Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit”, sqaroi ai.

Mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e presidentit Meta, për shkak të dekretit të anulimit të datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Pas ngritjes së Komisionit Hetimor, PS po vazhdon me mbledhjen e fakteve që vërtetojnë se Meta ka shkelur ligjin.

Të fundit