Komisioneri për Zgjerim bisedon me Bashën për integrimin e Shqipërisë: Reformat duhet të vazhdojnë

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi me anë të një statusi në “Twitter” njofton se sot ka zhvilluar një bisedë me liderin demokrat Lulzim Basha, me fokus hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Komisioneri thekson se në fokus të bisedës ka qenë gjithashtu rëndësia e reformave.

Varhelyi shpreh edhe njëherë mbështetjen e BE për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.

“Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme, sot bisedova me liderin e PD në Shqipëri Lulzim Bashën, për rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave me BE-në.

Ne ramë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron përkrah Shqipërisë në shtet-ndërtim dhe në luftën e vazhdueshme ndaj koronavirusit”, thuhet në reagimin e komisionerit për Zgjerim Varhelyi.